Një person në Ferizaj fyen dhe sulmon policët, përfundon në pranga NULL NULL 23.12.2024 08:59 23.12.2024 08:59 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Policia ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.