E rëndë në Drenas: Theret me thikë një person NULL NULL 03.07.2026 14:37 03.07.2026 14:37 Një person raportohet se është therur me thikë sot në Drenas. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, transmeton klankosova.tv. Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku. KlanKosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjje zyrtare.