Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte ndaj popullatës civile

NULL NULL
16.10.2023 16:29
paraburgim
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj Sh.L. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullatës civile”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet: “Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi I nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme