Një javë me shfaqje në Ferizaj NULL NULL 17.10.2015 11:07 17.10.2015 11:07 Është ky Festivali i Teatrove “Ferizaj 2015” që për një javë mbledh gjithë artdashësit ferizajas që të shikojnë shfaqjet që garojnë për një çmim. Ky festival ka 45-të vite që mbahet dhe interesimi për të rritet për çdo vit. Javën tjetër do të fillojë Festivali i Teatrove “Ferizaj 2015”. Këtë vit është edicioni i 45-të i këtij festivali dhe do të zgjasë nga data 21 deri më 27 tetor, njofton Klan Kosova. Ditën e parë të festivalit do të luhet shfaqja “Lufta në kohën e kolerës”, me datë 22 tetor për publikun ferizajas do të shfaqet shfaqja “Mledhje n’parlament”, në ditën e tretë të festivalit do të luhet shfaqja “Lojë martese”, të nesërmen të interesuarit mund ta ndjekin shfaqjen “Art”, “Dashnori i nënës time” do të shfaqet me datë 24 tetor, “Dikush që do të kujdeset për mua” do të shfaqet para artdashësit me datë 25 tetor në ora 17:00 kurse në të njëjtën datë por në terminin e orës 20:00 do të shfaqet “Duke pritur trenat”, “Shërbëtori i dy zotërinjëve” do të shfaqet me datë 26 tetor, e në ditën e fundit të festivalit do të jepet shfaqja “Doktor Shuser”. Pasi të përfundojë shfaqja e fundit e këtij festivali do të jetë ceremonia përmbyllëse dhe do të bëhet ndarja e çmimeve. Më poshtë mund të shikoni programin e këtij festivali me të cilin karakterizohet qyteti i Ferizajt.