Një burrë gjendet pa shenja jete në Leposaviq NULL NULL 27.10.2024 09:38 27.10.2024 09:38 Shiriti i policisë, foto ilustruese. Një ngjarje e rënë është shënuar në orët e para të së shtunës në Leposaviq. Siç njofton policia, një burrë është gjetur pa shenja jete, transmeton Klankosova.tv Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.