Një 42-vjeçar i arrestuar për plagosjen në Borsh, policia me detaje për ngjarjen NULL NULL 31.07.2025 09:28 31.07.2025 09:28 Policia shqiptare e ka arrestuar një 42-vjeçar për plagosjen e së mërkurës në Borsh të Himarës. Konflikti kishte ndodhur në një lokal mesnatën e 30 korrikut, transmeton Klankosova.tv. “Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”. “Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt”. “Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, transmeton Klankosova..tv.