Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nisin planet rregulluese për Bjeshkët e Deçanit – flet kryetari Ramosaj (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 12:12
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Ka nisur procesi i hartimit të planeve rregulluese për Bjeshkët e Deçanit, një projekt që synon zhvillimin dhe menaxhimin më të mirë të kësaj zone malore.

Për këtë ka folur në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si shumë të rëndësishëm për komunën.

“Është një lajm fantastik, lajmi më i mirë ndonjëherë për mua që kemi ardhur deri në këtë situatë, kur po nënshkruajmë një kontratë për bjeshkët tona me një organizatë që ka ekspertizë dhe kompetencë shumë të lartë. Kjo është një histori që kemi pritur gjatë”, tha Ramosaj.

Ndiqni prononcimin e plotë:

 

 

 

lajme të ngjashme