Nisin homazhet për Komandantin e UÇK-së, Sahit Jashari (VIDEO) NULL NULL 12.06.2026 11:49 12.06.2026 11:49 Homazhe në nder të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari. Foto: Klankosova.tv Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, kanë nisur homazhet pranë arkivolit të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari. Këto homazhe janë organizuar nga Komuna e Skenderajt, raporton Klankosova.tv. Më vonë gjatë ditës, nga ora 14:00, do të mbahet mbledhja komemorative, po në palestrën “Ilaz Kodra”. Kurse varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten nga ora 16:00 në varrezat e lagjes Jashari, Prekaz. E pamja e familjes Jashari: Data: 13 dhe 14 qershor 2026, nga ora 08:00 -16:00. Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.