Nis shpërndarja falas e thëngjillit për punëtorët e KEK (VIDEO) NULL NULL 11.10.2022 09:34 11.10.2022 09:34 Në minierat e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës ka nisur shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e kësaj korporata. Secilit prej tyre do t’i ofrohen 8 – 10 tonë thëngjill si dhuratë, madje edhe për ata që kanë arritur pensionimin, transmeton KlanKosova.tv. Vendimi është marrë ditë më parë, pas 4 vjetësh pezullimi. “Sot filloi shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut. Urime, ta shpenzoni më të mira në familjet tuaja”, shkruan në faqen e sindikatës së KEK.