Nis funerali shtetëror për ushtarakët iranianë të vrarë në konfliktin me Izraelin NULL NULL 28.06.2025 09:00 28.06.2025 09:00 Foto nga Reuters Një funeral shtetëror po zhvillohet në Iran për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkivolë të mbuluar me flamurin iranian, me portrete të komandantëve të ndjerë, u rrethuan nga turma të mëdha njerëzish pranë Sheshit Enghelab në qendër të Teheranit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Midis atyre që po varrosen është Mohammad Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak në Iran, i cili ishte shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit. Turma të mëdha të veshur me të zeza brohoritën slogane, valëvitën flamuj iranianë dhe mbajtën portrete të të vrarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Historia e padëgjuar e Bajrush Dodës: Nga vuajtjet deri tek vdekja, djali tij i rrëfen të gjitha (VIDEO) 13 minuta më parë