Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nimani: Sonte një super spektakël ‘Prime’, me të ftuar specialë dhe shumë surpriza (VIDEO)

NULL NULL
27.11.2023 20:52

Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani gjatë një lidhjeje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Klan Kosova, ka zbuluar pak nga ajo se çfarë pritet të zhvillohet sonte në spektaklin ‘Prime’.

Nimani ka thënë se përplasjet e fundjavës që lamë pas do të jenë në fokus, dhe jo vetëm.

Sipas Nimanit sonte në spektaklin ‘Prime’ do të ketë të ftuar specialë.

“Sonte na pret një natë bukur e gjatë, spektakolare sigurisht, nisur nga ngjarjet që ndodhën në vikendin që lamë pas, në krye me disa tensione që ndodhën mes banorëve, përfshirë Albën dhe Monikën, pastaj mes Santianës dhe Kaderit si dhe shpërthimin emocional të Ganiut një bisede debutuese me komunikim të tensionuar kundrejt Lumbardhit”, ka thënë ai.

“Në fokus do të kemi edhe Blerandon nëse ai është duke luajtur lojën e Bleros”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Nimani ka paralajmëruar festë në nder të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

lajme të ngjashme