Nicki Minaj paditet për shkelje të së drejtës së autorit NULL NULL 24.10.2018 10:10 24.10.2018 10:10 Reperja Nicki Minaj duhet të kërkojë fajle për këngën e saj ‘Sorry’. Pasi ajo është paditur nga këngëtarja Tracy Chapman për shkelje të së drejtës së autorit, lidhur me këngën. Chapman pretendon se ‘Sorry’ përmban tekstin dhe melodinë vokale të këngës së saj “Baby, Can I Hold You”, që Nicki i ka përdorur pa leje. Në padinë e siguruar nga CNN, Chapman pretendon se Minaj dhe përfaqësuesit e saj kërkuan leje në qershor 2018 për përdorimin e këngës. Por këngëtarja mohoi kërkesën e tyre, e cila u bë pasi Minaj kishte regjistruar këngën për albumin e saj “Queen”. “Sorry” nuk është përfshirë në albumin “Queen” që u publikua në gusht. Sipas padisë së Chapman, Minaj, megjithatë, i dha një kopje të këngës një DJ popullor në New York në HOT 97, një stacion radiofonik hip-hopi.