Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngordh krokodili më i madh në botë, ishte rreth 6 metra i gjatë dhe peshonte afër 1 ton

NULL NULL
02.11.2024 15:37
Krokodili më i madh në botë
Krokodili më i madh në botë

Krokodili më i madh në botë në robëri ka ngordhur në një vendstrehim të kafshëve të egra në Australi.

Cassius ishte gati 5.5 metra i gjatë, i cili peshonte gati një ton dhe mendohej të ishte të paktën 110 vjeç – megjithëse askush nuk e dinte me siguri, transmeton Klankosova.tv.

Krokodili i madh i ujit të kripur jetonte në një vend të shenjtë në një ishull në brigjet e Queensland që kur u kap në Territorin Verior të Australisë në vitet 1980.

Në vitin 2011, atij iu dha Rekordi Botëror Guinness për krokodilin më të madh në robëri.

lajme të ngjashme