Ngjyra blu e xhinseve daton rreth 6 mijë vjet më parë NULL NULL 21.09.2016 13:33 21.09.2016 13:33 Ngjyra llullaqe mund të jetë e vjetër dhe shumë amerikane se sa ju e keni paramenduar. Në artikullin e fundit të publikuar në Science Advances, u tha se ngjyrat llullaqe, siç njihet ngjyra e xhinseve, është plasuar për herë të parë në fabrikën e Perusë që daton rreth 6200 vjet më parë, njofton Klan Kosova. Kjo hedh poashtë pretendimet se ngjyra blu e xhinseve, ishte bërë në Egjipt, duke treguar rezultatin se ato janë rreth 2mijë vjet të vjetëra. Kur hulumtuesit kryen ekzaminimet e para të mostrave pëlhurë, gjetën një vend të quajtur Huaca Prieta, të cilat ishin aq të pista sa që u shfaqen pa ngjyrë. Pas pastrimit të tyre të kujdesshëm, vija e tyre blu u bë mezi e dukshme. ‘’Ju mund të shihni ngjyrën blu në disa nga mostrat, por ato ishin kryesisht ngjyrë hiri. Ju e dini se si xhinset tuaja humbin ngjyrën me kalimin e kohës. E po këto janë xhinse blu 6 mijë vjeçare’’, tha antropologja nga Universiteti George Washington, Jeffrey Splitstoser. Ajo përdori analiza kimike për të konfirmuar se pëlhura në fjalë përmban komponime të lidhura me ngjyrën blu. Duke e bërë këtë ngjyrë të veçantë blu nuk është detyrë e lehtë krahasuar me shumicën e pëlhurave moderne blu të kohës së tashme ku përdoret bojë sintetike. Peruanët e lashtë duhej të nxirrnin ngjyra nga burimet natyrore.