Ngjarje e rëndë në sportin e padel-it, thyhen xhamat gjatë meçit (VIDEO) NULL NULL 24.09.2018 17:02 24.09.2018 17:02 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sportin padel, i cili luhet në formë të ngjashme si tenisi mirëpo ka disa dallime, përfshirë këtu faktin që luhet brenda në xhama, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova. E pikërisht këta të fundit ishin shkas i një incidenti, ku ylli i këtij sporti Paquito Navarro u përplas me shpinë sa ishte duke kthyer goditjen. Navarro i cili shpëtoi për mrekulli nuk arriti të kualifikohej më tutje pasi humbi ndeshjen së bashku me kolegun e tij Juan Martin Diaz. “Nuk është një sport i rrezikshëm, unë kam treguar gjithmonë sukses në ndeshje, por kësaj here unë nuk isha me fat dhe kisha një aksident që mund të kishte ndodhur gjithkujt”, tha Navarro. Incidenti ndodhi gjatë gjysmëfinales në padel që po zhvillohej në Portugali.