Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për sulm ndaj tij, Muhaxheri: E vlerësojmë vendimin e gjykatës

NULL NULL
28.10.2024 14:36
Muhaxheri, vershimet

Gjykata Themelore e Pejës, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulm ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit.

Lidhur me rastin, i pari i Pejës tha se ka besim se institucionet e drejtësisë do t’i ndërmarrin “të gjitha hapat e nevojshëm” lidhur me rastin e sulmit ndaj tij mëngjesin e së shtunës.

Ai theksoi se institucionet e drejtësisë e kanë në dorë t’i përcaktojnë “shkaqet dhe motivet e plota të sulmit”.

“E vlerësojmë vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit si një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së këtij rasti. Kemi besim të plotë që institucionet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të vënë para drejtësisë çdo person të përfshirë. Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe është në dorë të organeve të drejtësisë për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e plota të sulmit”, deklaroi ai për gazetën Express transmeton Klankosova.tv

Të pandehurit akuzohen për sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

lajme të ngjashme