Netflix paditet për ‘seksizëm’ te Queen’s Gambit NULL NULL 18.09.2021 22:51 18.09.2021 22:51 Ish-kampionja sovjetike në shah, Nona Gaprindashvili, e ka paditur Netflix-in për pesë milionë dollarë dëmshpërblim shkaku i një fjalie në serinë “The Queen’s Gambit”. Në një fjali në fundit e serisë, arritjet e kampionet fiktive, Beth Harmon, krahasohen me ato të Gaprindashvilit – ku thuhet se kjo e fundit nuk kishte luajtur kurrë shah kundër burrave. “Elizabeth Harmon nuk është fare lojtare e rëndësishme në bazë të standardeve të tyre. E vetmja gjë e pazakontë rreth saj është gjinia. Dhe as ajo gjë s’është unike në Rusi. Aty e ke Nona Gaprindashvilin, por ajo është kampione botërore femër dhe nuk është përballur kurrë me burra,” thuhet në seri. Sipas Deadline, Gaprindashvili tash ka bërë një padi defamimi duke thënë se ajo ka garuar kundër 59 shahistëve burra, madje kundër 28 prej tyre në mënyrë simulante.