Netanyahu deklarohet pas bisedës me Bidenin: Folëm për lirimin e pengjeve NULL NULL 18.03.2024 18:45 18.03.2024 18:45 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto nga arkivi Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kanë folur në telefon në lidhje me luftën në Gaza. Netanyahu përmes një postimi në “X” e ka konfimuar këtë bisedë, duke treguar se kanë folur për zhvillimet në luftë, por ndër të tjera edhe për lirimin e pengjeve. “Ne folëm për zhvillimet e fundit në luftë, duke përfshirë angazhimin e Izraelit për arritjen e të gjitha qëllimeve të luftës, eliminimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme humanitare që ndihmon në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha kryeministri izraelit.