Nesër ‘lufton’ Loriana Kuka, premton maksimumin NULL NULL 31.07.2024 22:59 31.07.2024 22:59 Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike. Nesër ajo do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë. Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami. “Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo. Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris. Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën. Mbetet të shihet nëse “Lori” nesër do të arrijë t’i sjellë vendit edhe ndonjë medalje.