Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëse do punoje në kinema

NULL NULL
10.06.2015 18:00

Nëse ju keni menduar ndonjëherë të punoni në kinema, at’herë nuk është zgjedhje e gabuar, megjithatë janë disa gjëra të pabesueshme nëse punoni në ndonjë kinema, e nuk përjashtohen gjërat e tilla të cilat magjishëm ju tërheqin për të punuar në të.

Dhoma ku ju shiqoni filmat tuaj të preferuar, gjithmonë është në qetësi, aty madje kur pastrohet puntorët ecin në majë të gishtërinjëve për të mos bërë zhurmë.

Dhoma e projektimit mund të zgjojë panik, sidomos kur para pak çastesh klientët kanë shikuar ndonjë horror film.

Edhe nëse nuk jeni në orarin e punës, kokoshkat për ju do të jenë opsioni i parë pasi aroma që lirojnë ato do të ju kujtojnë gjithmonë kinematë, e ja që brenda saj nuk mund të i shijoni derisa punoni.

Është e çuditshme të jesh në një vend ku jeni të rrethuar nga filma të ndryshëm, dhe ju nuk keni atë dëshirën për të shiquar as edhe një madje.

Do të keni punë me njerëz të ndryshëm që kanë preferenca të ndryshme të ushqimit.

Do të shihni edhe të tillë të pa ndërgjegjshëm të cilët do të hudhin mbeturinat e tyre pikërisht brenda projektimit.

Të gjithëve i’u duket e thjeshtë kur punohen strukturat promovuese të kartonit për t’i prezentuar ato, madje të tjerëve i’u duket argëtim dhe lojë por ju nuk e dini sa lot derdhen duke u përpjekur për t’i paraqitur në mënyrë korrekte ato së bashku.

 

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme