Nënoficerët e FSK-së studiojnë së bashku me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri NULL NULL 26.12.2022 10:38 26.12.2022 10:38 Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. “Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së”. “Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi”. klankosova.tv