Nën ndikim të alkoolit, gjakovari rrah vajzën e tij NULL NULL 09.10.2025 08:58 09.10.2025 08:58 Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Gjakovë. Policia ka arrestuar një burrë, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte ofenduar me fjalë vajzën e tij, transmeton Klankosova.tv Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.