Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në veri shpërndahen fletushka se si t’i rezistojnë Policisë së Kosovës

NULL NULL
13.02.2024 07:55
Fletushka e shpërndarë në veri të Kosovës
Fletushka e shpërndarë në veri të Kosovës

E ashtuquajtura Mbrojtja Popullore ka shpërndarë fletushka në veri të vendit, për t’i dhënë instruksione serbëve lokalë lidhur për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës, si dhe shërbyesve civilë të cilët i ka quajtur se janë të Kurtit.

Ata kanë dhënë instruksione se si duhet vepruar serbët kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.

Në këto fletushka kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.

“Kur policia e Kurtit e arreston serbin, detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon”, thuhet në fletushkën e shpërndarë në veri.

lajme të ngjashme