Në Tiranë për 8 Mars rivendoset instilacioni “Këpucët e kuqe”, simbolizon gratë e vrara në Shqipëri NULL NULL 08.03.2023 13:50 08.03.2023 13:50 Dita Ndërkombëtare e Gruas po festohet dhe protestohet në Tiranë. Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është vendosur instilacioni “Këpucët e kuqe”. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ato janë vendosur në formë rrethore dhe të fiksuara, gjë që tregon se nuk do të qëndrojnë vetëm për një ditë aty. Këpucët e kuqe tregojnë gratë të cilat janë vrarë nga bashkëshortët apo edhe familja e tyre. Kjo mënyrë e të protestuarit e ka origjinën më 20 gusht 2009, kur arkitektja dhe artistja meksikane, Elina Chauvet, realizoi një instilacion në kujtim të qindra mijëra vajzave të reja që u zhdukën, u torturuan dhe më pas u vranë në Juárez, kufiri mes Meksikës dhe Amerikës, gjatë viteve 1990 dhe 2000. Vrasja e grave është një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë shqiptare prej vitesh tashmë. Masakra më e fundit ndodhi para pak javësh, ku 40-vjeçari Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007 ekzekutoi tri gra dhe plagosi tri të tjera brenda pak minutash në Kamëz./TCh Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS