Në takimin me The Weeknd, Angelina Jolie e shoqëronte edhe djali i saj NULL NULL 04.07.2021 13:36 04.07.2021 13:36 Gjatë javës së kaluar, Angelina Jolie, habiti fansat e saj kur u pa duke dalë nga i njëjti restaurant me këngëtarin e njohur si “The Weeknd”. Mirëpo, 46 vjeçarja, gjatë udhëtimit të saj në Nju Jork, ishte takuar edhe më herët me këngëtarin kanadez, madje me vete e kishte marrë edhe djalin e saj, Pax, 17 vjeç. Burimi i tha The Sun: “Angelina ka qenë në kontakt me Abel për një kohë, ai ishte në Nju Jork në të njëjtën kohë me të dhe fëmijët. “Ata u takuan për drekë privatisht. Ajo mori Pax së bashku sepse ai është një tifoz i madh dhe ata kaluan shumë mirë, ai ishte padyshim i emocionuar”. “Ata janë thjesht miq, por kush e di se mund të ketë më shumë në të ardhmen, ai nuk e ka fshehur faktin se ai ka një simpati të madhe ndaj saj.” Aktorja fituese e çmimeve u pa në publik me yllin, emrin e vërtetë Abel Tesfaye, këtë javë pasi ajo dhe ish Brad Pitt arritën një marrëveshje kujdestarie mbi gjashtë fëmijët e tyre, pas një beteje të gjatë në gjykatë, shkruan The Sun, përcjell klankosova.tv. Angelina dhe The Weeknd thuhet se kaluan orë të tëra në restorantin italian.