Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në nderim të legjendës, Barcelona do të vendosë statujën e Lionel Messit në Camp Nou

NULL NULL
13.11.2025 22:08

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht planet për të ngritur një statujë në nder të Lionel Messit në stadiumin Camp Nou.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se sulmuesi legjendar Lionel Messi meriton statujën e tij në stadiumin e rinovuar Camp Nou, transmeton Klankosova.tv 

“Lionel Messi meriton të ketë statujën e tij në stadiumin e ri. Ne tashmë po e përgatisim projektin, do t’i diskutojmë detajet me familjen e tij dhe, nëse ata e miratojnë idenë, do të fillojmë zbatimin”, tha Laporta.

Messi veshi ngjyrat e Barcelonës nga viti 2004 deri në vitin 2021 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit, duke shënuar 672 gola në 778 ndeshje. /Klankosova.tv 

 

lajme të ngjashme