Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në këto zona u zhvilluan operacione për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

NULL NULL
05.07.2026 20:24

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre.

Operacionet u zhvilluan në zona të ndryshme, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë.

Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së.

Në aksion morën pjesë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore./A2Cnn

lajme të ngjashme