Në Brod të Shtërpcës, roja i pyllit sulmohet fizikisht NULL NULL 07.04.2024 08:53 07.04.2024 08:53 Imazh i drunjve në pyll; Foto: Arkiv; Një roje pylli në fshatin Brod të Shtërpcës ka bërë të ditur se e kanë sulmuar fizikisht dy persona, të shtunën. Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarit e kishin penguar të kryente detyrën zyrtare, si dhe e kanosën edhe verbalisht, pos sulmit fizik. Rasti në fjalë është duke u hetuar. /Klankosova.tv