“Në Amerikë po shkojmë”, Edona Llalloshi i kushton këngë Kosovës në prag të ndeshjes me Turqinë NULL NULL 31.03.2026 10:22 31.03.2026 10:22 Në prag të ndeshjes historike të Kosovës me Turqinë, Edona Llalloshi ka publikuar një këngë të re. Artistja erdhi me vargje dedikuar dardanëve, këngë kjo e quajtur “Zemra e Dardanisë”, njofton Klankosova.tv. Përballja e madhe zhvillohet sonte me fillim të orës 20:45, derisa e gjithë shqiptaria po pret me emocione fitoren e Kosovës.