Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë për media NULL NULL 28.04.2026 15:29 28.04.2026 15:29 Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media. Sipas një njoftimi të zyrës për media të tij, konferenca do të mbahet nga ora 16:30. Në njoftim nuk janë dhënë detaje se për çka do të flasë shefi i ekzekutivit, por konferenca mbahet në ditën kur po tentohet të zgjidhet presidenti i ri i vendit. Tashmë kanë mbetur më pak se 9 orë prej skadimit të afatit për zgjedhjen e të parit të shtetit, njofton Klankosova.tv.