Në 21 komuna përmbyllet procesi i rinumërimit të votave NULL NULL 23.01.2026 17:47 23.01.2026 17:47 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 52% apo 1,342 nga 2,557 vendvotime, transmeton Klankosova.tv. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.