Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshime ekstreme – Çmimet e biletave të Beyonce ‘Cowboy Carter’ arrijnë deri në 1 mijë dollarë

NULL NULL
14.02.2025 17:16

Fansat e Beyonce kanë nxjerrë në pah ndryshimin ekstrem të çmimit të biletave për koncertin e Beyonce.

Superfansat të cilët u kyçën paraprakisht në ueb-in ku shiten biletat vërejtën një ndryshim masiv në çmim.

Një fans i verifikuar gjatë para-shitjes së BeyHive ka paguar biletën 595 euro dhe tarifat prej 226 eurosh, me çmim total 1 mijë e 417 euro.

Kurse një klient i Verizon gjatë para-shitjes pagoi 398 euro për biletë 55 euro parking dhe tarifat 100 euro, shkruan DigitalMusic, transmeton Klankosova.tv

Çmimet e biletave të para-shitjes së Beyonce për fansat

Çmimet e parashitjes së Verizon për Cowboy Carter

Por pse koncertet janë kaq të kushtueshme?

Eksperti i biletave Tim Chambers thotë se shpenzimet e turneut kanë shpërthyer gjatë dy viteve të fundit.

Kostoja e karburantit, akomodimit dhe vizave të punës janë rritur të gjitha. Ndërkaq, Beyonce gjithashtu punësoi 304 njerëz për turneun e saj të ardhshëm. 

lajme të ngjashme