Ndërron jetë rapsodi Zekë Lushaj NULL NULL 31.01.2025 17:33 31.01.2025 17:33 Ka ndërruar jetë rapsodi dhe artisti i njohur, Zekë Lushaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët. Lushaj, i cili ishte një figurë e ndritur e arsimit, letërsisë, folklorit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Ndryshe, ai ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Funerali i të ndjerit do të niset në ora 15:00 nga shtëpia e familjes Lushaj për në varrezat e fshatit Shaptej me datën 1 shkurt 2025.