Ndërron jetë me 123 vjet gruaja më e vjetër në botë NULL NULL 30.10.2019 14:11 30.10.2019 14:11 Gruaja nga Rusia e cila llogaritej më e vjetra në botë ka ndërruar jetë. Tanzilya Bisembeyeva, ka jetuar në tre shekuj , duke mbushur 123 vjet jetë, shkruan Rossiyskaya Gazeta, transmeton Klan Kosova. “Ajo ndërroi jetë paqësisht dhe është varrosur në varrezat e familjes së saj”, ka thënë Nurgali Baitemirov, zyrtar në distriktin e Astrakhan. Sekreti i jetëgjatësisë së saj duke e bërë personin më të vjetër në planet thuhet se ka qenë ‘optimizmi dhe puna e madhe’ krahas ‘pirjes së kefirit dhe qumështit të fermentuar’.