Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00 NULL NULL 29.03.2026 07:30 29.03.2026 07:30 Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes të shtunës dhe të dieles, akrepat lëvizën një orë para nga 02:00 në 03:00. Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me një rregull të pandryshueshëm të Bashkimit Evropian: ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars, ndërsa ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit. Meqenëse ditët e javës bien në data të ndryshme çdo vit, ndryshon edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit. Në vitin 2026, e diela e fundit e muajit të tretë bie më 29 mars, prandaj edhe ndryshimi i orës do të ndodhë më herët se një vit më parë. Me këtë rast i bie që sot të flejmë 1 orë më pak. Këtë vit llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor.