Ndërmjetësuesit e Gazës intensifikojnë përpjekjet për armëpushim, sulmet izraelite vrasin 20 persona NULL NULL 18.12.2024 11:35 18.12.2024 11:35 Një djalë palestinez qëndron mes dëmeve në një tend që strehon njerëzit e zhvendosur, pas një sulmi izraelit, në mes të konfliktit Izrael-Hamas, në zonën Al-Mawasi, në Khan Younis, Rripi jugor i Gazës, 18 dhjetor 2024. REUTERS/Hatem Khaled Shtetet e Bashkuara, së bashku me ndërmjetësuesit arabë, kërkuan të mërkurën të përfundonin një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të ndalur luftën 14-mujore në Rripin e Gazës. Mjekwt thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 20 palestinezë gjatë natës, transmeton Klankosova.tv. Një zyrtar palestinez i afërt me negociatat tha të mërkurën se ndërmjetësit kishin ngushtuar boshllëqet në shumicën e klauzolave të marrëveshjes. Ai tha se Izraeli kishte paraqitur kushte të cilat Hamasi i hodhi poshtë, raporton Reuters, transmeton Klankoosova.tv