Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërkombëtarizohet Federata e Auto Sportit të Kosovës

NULL NULL
04.12.2015 12:08

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Asambleja e FIA-s, në mbledhjen e mbajtur në Paris e ka konfirmuar mbështetjen e saj për FASK-un dhe që nga sot garuesit nga kosova janë të barabartë me homologët e tyre të vendeve tjera.

Kryetari i kësaj federate, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me këtë të arritur, të cilën garuesit kosovarë e kishin pritur një kohë të gjatë. “Pa dyshim se jemi të lumtur për këtë moment, pasi e kemi pritur mjaft gjatë’ ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

auto

 

lajme të ngjashme