Ndër shtetet e pakta, India dhe Irani i dërgojnë urime Putinit NULL NULL 18.03.2024 15:37 18.03.2024 15:37 Foto: Reuters; Modi dhe Putin Ka dalë edhe një reagim tjetër ndërkombëtar ndaj rizgjedhjes së Vladimir Putin si president i Rusisë. Kryeministri indian, Narendra Modi, u bëri jehonë fjalëve të Xi Jinping në përgëzimin e presidentit rus, duke shtuar se ai priste të forconte “partneritetin strategjik të veçantë dhe të privilegjuar me Moskën. Putin fitoi mandatin e tij të pestë në atë që është përshkruar nga një OJQ si më mashtruesi dhe më i korruptuari në historinë ruse. India, Kina dhe Rusia janë të gjithë anëtarë të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim – i cili synon të sfidojë dominimin e SHBA-së në ekonominë globale. Diku tjetër, presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i akuzuar nga Perëndimi për furnizim me armë Rusisë, gjithashtu përshëndeti Putinin, duke theksuar dëshirën e tyre për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me Moskën, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.