Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta bateristi i “Dead Kennedys”, dyshohet ta ketë goditur kokën në banjo të shtëpisë

NULL NULL
31.10.2022 08:42

Ish-bateristi i “Red Hot Chilli Peppers” dhe “Dead Kennedys”, DH Peligro, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Darren Henley, pësoi një traumë në kokë pasi dyshohet se goditi kokën në një qosh të banjos në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dhe vdiq pak kohë më pas.

Bateristi shijoi një qëndrim të shkurtër me “Red Hot Chilli Peppers” në vitin 1988, por ishte më i njohur si anëtar i “The Dead Kennedys”.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga ky grup përmes një shkrimi, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.

“Bateristi i Dead Kennedys, D.H. Peligro (Darren Henley) ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles dje, më 28 tetor”. Ai vdiq nga trauma në kokë nga një rënie aksidentale.Detajet do të njoftohen në ditët në vijim. Faleminderit për mendimet dhe fjalët tuaja ngushëlluese”, thuhet në njoftimin e tyre.

lajme të ngjashme