NBA, rekord shikueshmërie NULL NULL 11.06.2015 09:16 11.06.2015 09:16 Finalet e sivjeme në NBA janë më të shikuarat, prejse ato transmetohen direkt në televizion. Secila nga tri ndeshjet e deritashme ndërmjet Golden Stare dhe Cleveland ka tërhequr, mësatarisht, vëmendjen e 18 milionë e 463 mijë shikuesve në televizionin ABC, që është shtëpia e playoffit të ligës më të fortë të basketbollit në botë. Trafiku më i madh është regjistruar në takimin e tretë, që u luajt të martën mbrëma, me 23 milionë e 527 mijë veta që e ndoqën atë, nga ora 11:30 deri në 11:45 të mbrëmjes. Kjo ndeshje, krahasuar me meçin e tretë të finales së vjetme, që u luajt mes Miamit dhe Spurs, ka shënuar ngritje prej 29 për qind. Finalet e NBA-së vazhdojnë sonte, me ndeshjen e katërt, që luhet në Cleveland. Cavaliers është duke udhëhequr serinë 2 me 1 ndaj Warriors. Kampion shpallet ekipi i cili arrin të shënojë 4 fitore i pari. https://www.youtube.com/watch?v=7fWItKMvzTk