Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Natë plot tension në BBVK: Miqësi në pikëpyetje dhe lidhje që s’janë më të njëjtat (VIDEO)

NULL NULL
20.01.2026 07:17

Prime i 19-të i Big Brother VIP Kosova solli një mbrëmje të ngarkuar me emocione, debate të forta dhe zhvillime që tronditën raportet mes banorëve.

Nga prezantimi i klipit të këngës së re të spektaklit, te krisjet në miqësi, përplasjet për marrëdhënie të paqarta dhe reagime të ashpra nga opinionistët, nata u karakterizua nga tension i lartë dhe deklarata që pritet të ndikojnë rrjedhën e lojës, transmeton Klankosova.tv.

Klipi i këngës së re hapi Prime-in

Mbrëmja nisi në atmosferë festive, me shfaqjen e klipit të këngës së re të Big Brother VIP Kosova. Banorët u shfaqën të entuziazmuar dhe e shijuan momentin, duke e kthyer fillimin e Prime-it në një çast pozitiv dhe energjik.

Krisje në shoqërinë Klodi-Londrim-Elijona

Një nga temat kryesore ishte distancimi i dukshëm mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës. Një klip përmbledhës solli në vëmendje debatet mes tyre, veçanërisht pyetjen e drejtpërdrejtë të Londrimit ndaj Klodit për orientimin seksual, e cila ndezi diskutime të gjera brenda shtëpisë.

Rrëfimi i Londrimit

Një moment emocionues gjatë Prime-it ishte edhe rrëfimi i Londrimit. Ai tregoi për jetën e tij në fshat, si dhe ëndrrat e tij drejt një karriere në muzikë. Më pas, atë e priti një befasi e bukur.

Puthja e Labinotit me Bian dhe letra e të dashurës së tij

Puthja e Labinotit me Bian solli pasoja të rënda. Ai mori një letër nga e dashura e tij, Matilda, e cila u shpreh e lënduar dhe e parespektuar, duke përdorur fjalë të ashpra ndaj tij.

Labinoti kërkoi falje

Në reagimin e tij, Labinoti kërkoi falje për veprimet dhe për faktin që nuk e kishte përmendur Matildën, por theksoi se lidhja e tyre kishte qenë në krizë para hyrjes së tij në shtëpi, duke e quajtur të padrejtë mënyrën si ajo e kishte paraqitur situatën.

Trekëndëshi Alba-Limi-Dolce

Raporti mes Albës, Limit dhe Dolces dominoi pjesën më të madhe të Prime-it. Dolce mohoi se ka hyrë në mes të një çifti, duke theksuar se nuk do t’i ishte afruar Limin po të ishte ende në lidhje me Albën.

Akuza, dyshime dhe debate të forta

Debatet u ashpërsuan me akuza për ndërhyrje në marrëdhënie, dyshime për plane nga jashtë mes Albës dhe Limit, si dhe përplasje verbale mes banorëve të tjerë, përfshirë Kushtrimin dhe Ludon.

Alba kërkoi sërish largimin

Nën presionin e debateve të vazhdueshme, Alba shprehu sërish dëshirën për t’u larguar nga shtëpia, duke e bërë situatën edhe më emocionale, mirëpo në fund , u tërhoq nga ky vendim.

Kush shkoi në nominim ?

Nata u përmbyll me nominime, dhe banorët që përballen me eliminim janë Arditi, Labinoti, Ludo, Alba dhe Hygerta.

lajme të ngjashme