Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit NULL NULL 06.03.2026 12:50 06.03.2026 12:50 Shefja e grupit parlamentar nga VV-ja, Arbërie Nagavci, tha se subjekti i saj politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit që u bë sot nga Presidentja Vjosa Osmani. “Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”, tha ajo, raporton Klankosova.tv. Nagavci po ashtu tha se kanë bërë gjithçka për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja. “Duhet ta themi një gjë, ne kemi qenë të vetëdijshëm se ka shumë palë dhe grupe interesi, të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për LVV-në dhe për kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha Nagavci gjatë një konference për media. /Klankosova.tv