My Kosovo, mundësi për filmbërësit kosovarë NULL NULL 20.05.2015 13:19 20.05.2015 13:19 Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo do të organizojnë kështu shumë shpejtë edicionin e parë të filmit të të rinjve kosovarë- My Kosovo! ‘’My Kosovo’’, apo ‘’Kosova ime’’ ,është mundësi për të gjithë filmbërësit kosovarë nga mosha 16-30 vjeçar të cilët duan të krijojnë filma dhe të marrin pjesë punëtori filmike. Aplikuesit duhet të kalojnë nëpër procedurën e aplikimit për festivalin dhe aktivitetet tjera të cilat do të mbahen gjatë verës së këtij viti. Filmat dhe prezantimet më të mira do të përfitojnë trajnime në fushën e ICT, Media dhe Komunikim.