Murray kthehet furishëm, kualifikohet në çerekfinale të Shenzhen Open NULL NULL 27.09.2018 17:53 27.09.2018 17:53 Andy Murray, tenisti i Britanisë së Madhe ka mposhtur kundërshtarin e tij David Goffin, i cili u cilësua si më i vështiri që prej kur britanezi u kthye nga lëndimi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Me këtë fitore, 31 vjeçari kaloi në çerekfinale në kampionatin që po mbahet në Kinë, duke mposhtur tenistin belg me rezultat 6-3 dhe 6-4 në sete. Kampioni i trefishtë në Grand Slam do të ballafaqohet kundër Taro Daniel ose me Fernando Verdasco i cili e mposhti në US Open gushtin e kaluar. Murray u kthye nga lëndimi ku pësoi tërheqje muskulore, i cili ia pamundësoi pjesëmarrjen në turne të shumtë.