Muriqi mungon kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë NULL NULL 14.11.2023 13:03 14.11.2023 13:03 Sulmuesi Vedat Muriqi, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares Primozh Gliha, për dy ndeshjet e radhës kualifikuese, kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Kjo për shkak të një lëndimi, që ai e pësoi në ndeshjen kundër Izraelit. Mediat spanjolle kanë shkruar lidhur me lëndimin e “piratit”. Sipas tyre, krahas dy ndeshjeve me kombëtaren, 29-vjeçari do të mungojë edhe në katër ndeshje kampionale: Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit. Mungesa e tij do të jetë katër deri në gjashtë javë. “Dardanët”, do të luajnë me kombëtaren helvetike, të shtunën e 18 nëntorit në Basel. Ndërkaq të marten e 21 nëntorit, Kosova do ta mbyllë ciklin kualifikuese të kampanjes për “Euro 2024”. Në “Fadil Vokrri” do të ketë punë me Bjellorusinë.