Murati për faljen e tatimit në pronë: Lehtëson barrën e qytetarëve NULL NULL 02.09.2023 14:49 02.09.2023 14:49 Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së Qeverisë. Foto: ZKM Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave që të vendosin nëse duan të falin një pjese të tatimit në pronë. Murati, potencoi se Obiliqi, Graçanica dhe Drenasi janë komunat që e kanë miratuar faljen e një pjesë të tatimit, njofton Klankosova.tv. “Graçanica, Obiliqi, dhe Drenasi janë komunat për të cilat në javën që po lëmë pas është raportuar se kanë miratuar faljen e një pjese të barrës së tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson ligji i ndryshuar për tatimin në pronë”, ka shkruar Murati. “Si Qeveri, kemi hartuar ligjin e ndryshuar, dhe ligji është miratuar në Kuvend”. “Një mundësi të tillë për të lehtësuar barrën e tatimpaguesve e patën kërkuar pothuajse të gjitha komunat. Tani, u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi ose jo”. Ministri i Financave, shtoi se deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022. “Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”.