Mundësi rus që përfaqëson Shqipërinë në “Paris 2024” kalon në çerekfinale NULL NULL 10.08.2024 12:37 10.08.2024 12:37 Mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, Islam Dudaev, ka kaluar në çerekfinale në Lojërat Olimpike në kategorinë deri në 65 kilogramë. Dudaev e mposhti mundësin Akazawa, duke mos i lejuar hapësirë kundërshtarit dhe duke e mbajtur atë nën kontroll gjatë gjithë kohës. Ky sukses i Dudaev vjen pas atij në Kampionatin Evropian, ku e fitoi medaljen e artë në Bukuresht./Ballkanweb