Motoristi i aksidentuar në Mitrovicë, në gjendje të rëndë NULL NULL 03.07.2025 17:23 03.07.2025 17:23 Foto nga Klan Kosova Pasditen e së enjtes një person i moshës rreth 44-vjeçare u aksidentua në fshatin Shipkovc të Mitrovicës. Siç mëson Klan Kosova, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, derisa gjendja e tij është e rendë por jashtë rrezikut për jetë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti. Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, lëndohet një motorist