Të shtëna me armë zjarri Raçë të Gjakovës, arrestohet i dyshuari NULL NULL 10.07.2026 15:27 10.07.2026 15:27 Një person është arrestuar në fshatin Raçë të Gjakovës, pas një rasti kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar sot përmes linjës telefonike, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm. “I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”, thuhet në postimin e policisë në Facerbook./Klankosova.tv.