Barcelona merr kredi 210 milionë euro, synon transferimin e Julian Alvarez NULL NULL 10.07.2026 15:10 10.07.2026 15:10 Barcelona ka siguruar një kredi prej 210 milionë eurosh për të financuar merkaton e verës dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve operative të klubit. Sipas Goal.com, fondet do të përdoren për të krijuar hapësirë financiare për transferimet e Julian Alvarez, Joao Cancelo dhe Karim Adeyemi, ndërsa një pjesë do të shkojë edhe për pagat dhe nevojat e tjera të klubit, transmeton Klankosova.tv. Objektivi kryesor i katalanasve është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, i cili shihet si pasuesi i Robert Lewandowskit pas largimit të polakut drejt Chicago Fire. Me këtë lëvizje, Barcelona synon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe njëkohësisht të përmirësojë situatën financiare.